MENU
klinika

Goleadori shqiptar

Sadiku gjen golin e 10-të me Malagan

09.02.2020 - 22:20

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar golin e 10-të këtë sezon me skuadrën e Malagas. Titullar me ekipin e tij, bomber ynë shënoi në ndeshjen ndaj Numancias.

Ai ka shënuar në minutën e 53 të sfidës, duke barazuar në 1-1. Numancia kishte shënuar në pjesën e parë, por Malaga fitoi penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe Sadiku ishte ai që u ngarkua të gjuante nga pika e bardhë, duke shënuar.

Sulmuesi nuk gaboi në tentativën e tij, duke mashtruar portierin e duke regjistruar atë që ishte goli i 10 në këtë sezon me fanellën e skuadrës spanjolle. Në fund, Adrian shënon golin e dytë dhe Malaga merr 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bomberi shqiptar protagonist

Gol me kthesë, Sadiku i jep pikë ekipit