MENU
klinika

Disfata në Emilia-Romagna

Salvini humbi zgjedhjet, jo Italinë!

04.02.2020 - 21:00

Zgjedhjet rajonale të mbajtura në Emilia Romagna më 26 janar nuk ishin thjesht çështje lokale.

Guvernatori aktual, Stefano Bonaccini, i Partisë Demokratike (PD) e koalicionit të qendrës së majtë, mori 51,4% të votave, një fitore me pasoja të rëndësishme për Italinë dhe Evropën.

Në javët e fundit, Emilia Romagna ishte teatri i një fushate të ashpër politike: Matteo Salvini, drejtuesi i partisë populiste të së djathtës radikale, bëri të gjitha përpjekjet e tij për të fituar rajonin, një bastion historik i qendrës së majtë, me qëllimin që ta bëjë qeverinë e Giuseppe Contes, të dorëhiqet dhe të shkojë në zgjedhje kombëtare.

Në përpjekjen e tij për të fituar Emilia Romagna, Salvini i luajti të gjitha kartat e tij, duke lënë mënjanë zgjedhjet e njëkohshme rajonale në Kalabria.

Në Emilia Romagna, Bonaccini mund të ketë fituar një shumicë të plotë, por kandidati i Lidhjes dhe koalicioni i qendrës së djathtë morën 43,6% të votave. Lëvizja Pesë Yje ishte humbësi i vërtetë i zgjedhjeve rajonale. Pavarësisht humbjes, në një intervistë pas zgjedhjeve, Salvini shpjegoi se partia e tij kishte ecur mirë dhe është në rrugën e duhur.

Dy faktorë kryesorë mund të shpjegojnë humbjen në Emilia Romagna: lëvizja “Sardelet dhe debutimi i M5S.

Lëvizja, e themeluar nga Beppe Grillo 10 vjet më parë, arriti në kulmin e saj elektoral gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018, kur fitoi gati 36% të votave.

Që atëherë, me formimin e dy qeverive të Giuseppe Conte, përkatësisht me Lidhjen e Salvini dhe më vonë me PD, Lëvizja Pesë Yje filloi të humbasë popullaritetin. Pakti me Salvinin, ekspozoi pamundësinë e M5S për të qeverisur në mënyrë efektive, duke i dhënë udhëheqësit të Lidhjes mundësinë për të paraqitur veten si “mbrojtësi” i të drejtave të italianëve në Evropë.

Në veçanti, fitorja e Lidhjes në një rajon të konsideruar, deri para disa vitesh, si më i majti në Itali, është një rezultat i shkëlqyer. Për më tepër, nëse në Emilia Romagna dy nga tre votuesit e M5S braktisën lëvizjen për të mbështetur PD, në rajone të tjera italiane ata mund të votojnë për Salvini në të ardhmen.

Sa i përket lëvizjes Sardelet, aftësia e tyre për të ndikuar në mënyrë efektive në politikën italiane mbetet akoma për tu parë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al