MENU
klinika

Pas një mungese të gjatë

Sarp rikthehet me një profesion të ri

15.02.2020 - 18:50

Roli i tij i fundit ishte në serialin “I infiltruari” dhe prej kohësh Çagatay Ulusoy ka bërë një shkëputje në karrierën e tij. Ai ka refuzuar të marrë pjesë në ndonjë rol të ri dhe duhet thënë se na ka munguar.

Por, pas një shkëputjeje ai do të rikthehet dhe ka një surprizë të këndshme për fansat e tij. Mediat turke shkruajnë se Çagatay ka në dorë shumë projekte muzikore dhe ato do i publikojë në kanalin e tij në Youtube.

Për momentin, kjo është rruga që ai dëshiron të ndjekë dhe nuk dihet se kur do e shohim në ndonjë rol të ri në film.

Roli i Sarpit i dha sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm. Me këtë rol ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut, ndërsa pasionin për muzikën e ka treguar edhe në disa filma të tij.