MENU
klinika

Rafale Nadal

“Secili prej nesh ka pjesën e tij të historisë”

17.02.2020 - 18:24

Ka humbur vendin e parë në renditjen botërore, por tenisti spanjoll Rafael Nadal, tashmë numri 2 për meshkuj, në një intervistë për “AS”, shprehet për rivalitetin që ka me Roger Federer e Novak Djokovic dhe mënyrën se si i përgatit për këto sfida.

“Unë nuk e shoh jetën apo tenisin me zili. Ashtu sikurse nuk e shoh me zili komshiun tim që ka një vilë më të madhe,  ashtun uk e shoh me zili as Federer apo Djokovic.

Ndaj këto sda i përgatis në normalitet të plotë, pa ndjerë presion. Ne të tre po realizojmë gjëra që nuk kanë ndodhur më parë, ndaj secili ka pjesën e tij në histori”, – tha Nadal.

“Kam bërë detyrën time, nuk kam sakrikuar shumë gjëra në jetën time për të qenë një tenist i madh, thjesht kam bërë detyrën dhe rolin tim. Për të qenë gjithnjë në majë, duhet të jesh vigjilent për të kuptuar se çfarë po ndodh rreth teje dhe të marrësh vetëm gjërat pozitive”, – u shpreh Nadal.