MENU
klinika

"Ndodhemi pranëTurqisë, aleatit tonë në NATO"

SHBA mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje Turqisë

22.02.2020 - 09:13

Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qeverisë turke i shprehen ngushëllimet për dëshmorët e rënë në Idlib, duke iu shprehur se “ndodhemi pranë Turqisë aleatit tonë të NATO-s”.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dha përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me zhvillimet e fundit të përjetuara në Idlib dhe martirizimin e ushtarëve turq.

“Qeverisë së Turqisë, i shprehim ngushëllimet lidhur me vdekjen e ushtarëve”, thuhet në deklaratën ku është tërhequr vëmendja se ushtarët turq ndodhen në Idlib për koordinim dhe pakësimini e tensioneve në rajon.

shba turqi-konica.al

“Kundër veprimeve të tilla ne ndodhemi në anën e Turqisë, aleatit tonë në NATO. Presidenti Donald Trump në bisedën telefonike që zhvilloi të shtunën me presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Idlibin.

Gjithashtu Trump në këtë bisedë ripërsëriti thirrjen e tij drej Rusisë për t‘i dhënë fund mbështetjes ndaj persekutimeve të regjimit të Asadit dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën e brendshme në Siri”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’

Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”