MENU
klinika

Pas dygolëshit në Champions

Shifra “monstruoze”, Haaland plot rekorde

19.02.2020 - 12:48

Erling Haaland vodhi gjithë skenën në natën e parë të Champions League. Sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në debutimin e tij me fanellën e Dortmund në këtë kompeticion, duke sfumuar yjet si Neymar dhe Mbappe.

Shtatlarti shkruajti një pjesë të historisë së vet, por edhe të Champions. Me fanellën e Salzburgut ai kishte shënuar tetë gola në Ligën e Kampionëve, tani janë 10 në 7 ndeshje.

Në total këtë sezon ai ka realizuar 39 në 29 ndeshje, 11 gola me fanellën e Dortmund në 7 ndeshje. Shifra mbresëlënëse, por nuk përfundon këtu. 60 metrat e golit të dytë ai i përshkroi për 6.64 sek. Edhe Usain Bolt do ta kishte zili…

Gjatë karrierës Haaland në 100 ndeshje ka shënuar 60 gola, ku 8 herë tregolësha. 10 gola në 7 ndeshje në Champions askush nuk kishte shënuar më parë. Haaland është bërë vetëm lojtari i pestë që ka shënuar 10 gola në sezonin e tij të parë në Champions League.

Norvegjezi me 19 vjet dhe 6 muaj është bërë gjithashtu adoleshenti i parë në histori që shënoi 10 gola të Champions League në një sezon. PSG kishte pësuar vetëm 2 gola në fazën e grupeve në 6 ndeshje dhe pëson 2 në një ndeshje të vetme dhe këtë e bëri Haaland.

Norvegjezi në të vërtetë ka shënuar po aq gola në këtë Ligë të Kampionëve sa ato të të gjithë Dortmundit. Ndërsa ka realizuar në të gjitha kompeticionet. Asnjë lojtar në historinë e klubit nuk e ka bërë ndonjëherë atë.

Që nga debutimi, ai ka shënuar të paktën dy gola më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira evropiane. Dhe pas gjithë këtyre statistikave, Haaland qëndron modest…

“E di që ende duhet të përmirësohem shumë, kam ende shumë për të bërë. Një ndeshje perfekte për ne? Jo, sepse kemi pësuar gol” – u shpreh Haaland pas ndeshjes së mbrëmshme.

Bota e futbollit po shijon një talent të ri. A do të mundet Haaland të ngjitet në podiumin e yjeve? Shifrat flasin për po, të tjerat ia lëmë së ardhmes.