MENU
klinika

"Kemi frikë të kalojmë"

Shpati i malit rrezikon të shkëputet dhe të bllokojë rrugën

16.02.2020 - 17:10

Edhe pse kanë kaluar vite që nga punimet në rrugën kryesore të qytetit të Pogradecit, vibrimet gjatë punimeve dhe mosmarrja në konsideratë e studimeve gjeologjike mbi rreziqet që paraqesin shpatet në anë të rrugës, kanë sjellë sot një problem shqetësues për kalimtarët dhe drejtuesit të mjeteve që vjen nga shembja e ndarësve të betonit.

Çdo kush mund të përballet me ketë rrezik sapo hyn në qytetin e Pogradecit në unazën kryesore të tij, ku dhe qarkullimi është i shpeshtë në çdo orar të ditës. Një nga qytetarët pohon rrezikun që i kanoset jo vetëm atij por të gjithë drejtuesve të mjeteve që e kanë të përditshme këtë rrugë. Ai ndër të tjera shton se kjo situatë kërkon një zgjidhje të menjëhershme. “Pjesa këtu dihet është shumë e rrezikshme, po të kalosh këtu si dihet se rrëzohet një gurë, është tepër e rrezikshme” tha një qytetar. Nga ana tjetër Paskalino Ziko nënkryetar i bashkisë Pogradec pranon këtë problem dhe bën me dije se bashkia ka gati një projekt, i cili shumë shpejt pritet të financohet nga qeveria shqiptare.

kolana e librave

Është një problematikë prej vitesh në atë zonë në hyrje të qytetit është një shkëmb që është në rrezik shembje. Nga ana e Bashkisë janë marrë të gjitha masat për evitimin e lëvizjes në atë zonë. Kemi dërguar shkresat për ndërhyrjen në këtë zonë, kemi gati projektin e zbatimit në këtë pjesë. Fondi për këtë projekt është i papërballueshëm nga ana e bashkisë prandaj kemi kërkuar investim nga ana e qeverisë“, tha Paskalino Ziko.

Bashkia e Pogradecit edhe pse është në pritje të një projekti, ka hedhur hapin e parë duke marrë masa dhe ka bllokuar korsinë në krah të shpatit që rrezikon shembje të betonit.