MENU
klinika

Fiton Kombëtarja

Shqipëria, “shenja jete” në basketbollin e meshkujve

23.02.2020 - 20:33

Vjen fitorja e parë e Shqipërisë. Pas humbjes të pamerituar në Portugali, Kombëtarja e meshkujve në basketboll fitoi mbrëmjen e sotme 71-64 ndaj Qipros, ndeshje e vlefshme për fazën para-eliminatore të Botërorit 2023 (Grupi A).

Një sukses që mungonte prej vitesh për këtë ekip, duke rikthyer shpresën. Takimi i luajtur në mjediset e “Akademisë Goga” në Durrës ishte me dy pamje për kuqezinjtë e trajnerit Bilali.

Në pjesën e parë, Shqipëria vuajti shumë (miqtë udhëhoqën 43-27), duke mos dalë dot në lojën e mirë që tregoi pak ditë më parë në Portugali (kuqezinjtë humbën 70-62 atë sfidë).

Ndërsa në pjesën e dytë loja foli totalisht për kombëtaren shqiptare, superiore në fushë, duke përmbysur disavantazhin dhe duke e merituar toren. Dallas Moore me 20 pikë dhe Celis Tafaj me 18 ishin dy shënuesit më të mirë të kombëtares në këtë sfidë, mbështetur edhe nga Endrit Hysenagolli, me 13 pikë e 11 rebound.

Pas dy ndeshjesh, Shqipëria ndodhet në krye të Grupit A me 3 pikë (1 fitore, 1 humbje), ndërkohë që nesër luhet Bjellorusi-Portugali, dy ekipe që kanë fituar në takimet e para. Eliminatoret e Botërorit do të rikthehen në nëntor të këtij viti.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN