MENU
klinika

Horror në Greqi

Shqiptari dhunon të moshuarën dhe përdhunon të bijën

10.02.2020 - 17:02

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet për grabitje e përdhunim. I riu është kapur Nea Manolada, pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, siç raportojnë mediet greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 500 euro, duke u larguar. Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata. Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.

Ngjarja makabre ndodhi të dielën, duke ngjallur reagime të ashpra në komunitet për mungesën e sigurisë. Mësohet se 35-vjeçari kishte lidhur nënë e vijë në depon e banesës dhe pasi kishte dhunuar 73-vjeçaren, abuzoi seksualisht me të bijën 54-vjeçare në sy të saj.

Nën dhunë dhe terror gratë i dhanë 500 euro shqiptarit, por kjo shumë nuk i ka pëlqyer aspak atij. Mediat greke raportojnë se shqiptari vuri përpara 53-vjeçaren dhe nxiti të shkonte drejt një shtëpie fqinje, për t’i kërkuar asaj para, se në të kundërt do të shpërthente një bombë. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, 53-vjeçarja nuk është bindur, ndërsa shqiptari është larguar me shpejtësi. Ai u arrestua pak orë më vonë në Stacionin e Autobusëve Kulla ndërsa po përgatitej të hipte në një autobus dhe të nisej për në Kalamata.

Sipas policisë dyshohet se 35-vjecari shqiptar është i përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale.

Dokumentacioni, emigrantët në Greqi në kaos

Radhë të gjata në konsullatë/ Shtyrja e afatit të pasaportës

Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

Shifrat: Përsëritet “kriza greke”?

Lajm i mirë për punëtorët sezonalë

Greqia/ Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

Skanim shqiptarëve në Kakavijë

Greqia bën 2000 teste për Covid-19 në 24 orë