MENU
klinika

"Veprimet e saj ishin të pafalshme..."

Si Merkel e braktisi “pasardhësen” e saj…

17.02.2020 - 19:39

“A është Gjermania gati për një kancelar mashkull?”, “A është CDU mjaft moderne për një kancelar gej?” “Merkel duhet të largohet” … Titujt në gazetat gjermane gjatë javës së kaluar pasqyrojnë konfuzionin që e ka kapluar Gjermaninë pasi Annegret Kramp-Karrenbauer u largua nga posti i udhëheqëses së Demokratëve të Krishterë (CDU) dhe shkaktuan një krizë në partinë qeverisëse të qendrës së djathtë të vendit.

Kramp-Karrenbauer, pasardhësja e Angela Merkel për të udhëhequr CDU dhe kandidatja e ardhshme për kancelarë në 2021, dha dorëheqjen ditë pas një skandali politik në shtetin lindor të Thuringia.

Duke kundërshtuar premtimin e partisë për të mos bashkëpunuar kurrë me partinë e ekstremit të djathtë të Alternativës për Gjermaninë (AfD), CDU e Thuringia u bashkua me AfD për të votuar për një kryeministër të ri të shtetit. Protestuesit dolën shpejt në rrugë të zemëruar.

Vendi tani përballet me disa muaj pasigurie politike, derisa CDU të zgjedhë një drejtues të ri në dhjetor.

Sidoqoftë, ajo gjithashtu mund të parashikojë një fund të parakohshëm për mandatin e katërt dhe të fundit të Merkel, ose të shkaktojë zgjedhje të parakohshme para zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara në vjeshtëne vitit 2021.

CDU, është zhytur edhe më thellë në kaos.

Politika e Merkel në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2016 mori kritika të ashpra nga shumë në CDU, përfshirë edhe nga ministri i saj i brendshëm Horst Seehofer. Ajo gjithashtu shtyu shumë votues të CDU drejt AfD.

Merkel e mbështeti ish-kryeministren e Saarland, me shpresën që ajo do të rigjallëronte partinë. Lëvizjet e kancelares mund të mos kenë shkuar siç janë planifikuar, duke marrë parasysh kaosin aktual në CDU.

Merkel, e cila nuk ka komentuar sesi AKK po bën punën e saj dhe madje e ka mbrojtur pas disa gafave të saj, por këtë javë ajo i quajti veprimet e saj në Thuresia “të pafalshme”.

Në një intervistë për Reuters TV të Mërkurën, Kramp-Karrenbauer tha se ajo nuk beson se stabiliteti i qeverisë së koalicionit është në rrezik. Ajo theksoi se “kishin aktualisht një kancelarë dhe një qeveri … e cila gjithashtu po përgatitet për Presidencën e Këshillit të BE”.

Sidoqoftë, ajo shtoi se BE po kalonte “periudha shumë të trazuara” dhe, ishte e rëndësishme të kishte një Gjermani “të aftë dhe të qëndrueshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar