MENU
klinika

Editorial i The Washington Post

Si të shpëtojë Kina nga koronavirusi…

17.02.2020 - 17:13

Koronavirusi i ri që ka prekur Kinën ka treguar një qeveri që vepron me urgjencë. Por nga brenda Kinës, vjen një mesazh më i errët.

Xu Zhangrun, një profesor në Universitetin Tsinghua i cili u ndëshkua për kritikat e tij të pashembullta të Presidentit Xi Jinping, deklaron se koronavirusi ka ekspozuar falimentimin e pushtetarëve të saj.

Xi insiston se demokracia është e vetmja rrugëdalje.

Xu shkruan, “Epidemia e koronavirusit ka zbuluar kalbjen e qeverisjes kineze.”

Tani, thotë ai, fushatat e Presidentit Xi për kontrolle më të rrepta dhe një kthim në ideologjinë maoiste ka çuar në një kolaps të një sistemi të etikës dhe angazhimit profesional.

Rrëmuja e shkaktuar nga zyrtarët lokalë në Wuhan që në fillim fshehën sëmundjen “ka infektuar çdo provincë dhe kalbja shkon deri në Pekin”.

Për më tepër, të fuqishmit në shtetin partiak të Kinës, që mund të kishin dhënë një paralajmërim të hershëm të krizës së virusit, u mbytën nga censura.

Siç ka bërë dhe më parë, Xu fajëson presidentin autokrat, i cili mbikëqyr një “sistem parti-shtet që nuk ka kontrolle ose ekuilibra, as një ndarje racionale të detyrave dhe përgjegjësive”.

Xu thotë se vala e reformave të dekadave të fundit është “e vdekur”, dhe Kina “është pak më shumë se një gjigant i gjymtuar, nëse mund të quhet një gjigant”.

Ai thotë se Kina nuk mund të bëhet një fuqi globale nëse mbetet “e paaftë për të trajtuar siç duhet njerëzit e saj”.

Shpëtimi, shkruan ai, është që Kina të përqafojë demokracinë kushtetuese, duke lejuar një shtyp të lirë, lirinë e tubimit dhe asociimit, dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtën e votës në zgjedhje të hapura.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN