MENU
klinika

De Biasi për kapitenin e Kombëtares

“Sikur të kisha pasur 10 lojtarë si Hysaj”

28.02.2020 - 18:12

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, vijon me elozhet për kapitenin kuqezi Elseid Hysaj. Sipas trajnerit italian, Hysaj është një futbollist të cilin nuk e kanë vlerësuar aq sa duhet.

Duke folur në mediat italiane, De Biasi ka deklaruar se mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një futbollist me cilësi absolute dhe ka treguar edhe lidhjen e ngushtë që ka krijuar me të në vitet kur drejtoi kuqezinjtë.

“Hysaj është një futbollist i madh. Elseidin e kam trajtuar si djalin tim në Kombëtare. E afrova kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ishte tek Empoli, e bëra të debutonte ndaj Norvegjisë. Nëse do të kishte 10 lojtarë si ai, do t’i vendosja të luanin të 10”, – tha De Biasi.

Ish-trajneri i Shqipërisë mendon se Napoli po merr karakterin që kërkon trajneri Gattuso në këtë vit tranzicioni, duke u munduar që të bëjë sa më mirë në periudhën që mbetet deri në fund të sezonit.

“Mendoj se të kaltrit do të vazhdojnë ngjitjen që kanë nisur me Gennaro Gattuson. Rio po mundohet që të transmetojë tek ata karakterin e tij. Nëse skuadra do të vazhdonte kështu, me fantazi dhe këtë mesfushë, me cilësi, mund të fitojnë të gjithë ndeshjet e mbetura, duke e luajtur si të barabartë me të gjithë”, – mbyll De Biasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN