MENU
klinika

Burim konflikti për banorët e zonës

“Situata alarmante në Lezhë”/ Pyjet drejt asgjësimit

29.02.2020 - 16:32

Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet shqetësuese në qztetin e Lezhës.Ky problem pranohet dhe nga nënkryetari i Bashkisë, i cili shprehet se shkelësit janë evidentuar dhe janë marrë të gjitha masat administrative ndaj tyre. Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve në Lezhë është bërë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Këshilltarët ngritën shqetësimin për situatën e krijuar nga prerja e paligjshme e pyjeve në zonën e Ungrejt, ndërsa sipas tyre institucionet përgjegjëse nuk veprojnë për të ndaluar fenomenin, i cili është kthyer edhe në burim konflikti për banorët e zonës.

“Është kthyer në një problem të madh. Situata nuk është krijuar sot, por ka 8 muaj që është kjo bashki dhe nuk kanë dalë një ditë.”

Nga ana e tij, nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj pranoi problematikën, ndërsa tha se janë marrë një sërë masash për të frenuar fenomenin. Ermal Pacaj: Është problem i mbartur, kemi marrë masa. Shfrytëzimi i pyjeve në Lezhë është më evident gjatë stinës së dimrit, pasi shumë individë presin pyjet duke bërë biznes në tregtimin e druve për ngrohje.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese