MENU
klinika

Në Angli lëshohet alarmi

Skandali, familjarët 700 £ për fëmijët shoqërues

12.02.2020 - 13:18

Shumë fëmijë ëndërrojnë të shoqërojnë idhullin e tyre kapur për dore në fushë. Por të mendosh se mund ta realizosh ëndrrën pasi të kesh paguar një shumë të çmendur, është një gjë e trishtueshme.

Kjo është ajo që ka ndodhur në Premier League dhe është gazeta britanike Telegraph që ka zbuluar skandalin. Sipas të përditshmes britanike, shumë klube të Premier League u kanë kërkuar familjeve shuma të mëdha parash për t’i lejuar fëmijët e tyre që të shoqëronin futbollistët në fushë.

Telegraph ka shkruar për shifra që arrinin deri në 700 stërlina. Një çmenduri e vërtetë. West Ham, Nottingham Forest, Norwich dhe Aston Villa e kanë fiksuar në 500 stërlina koston e kësaj eksperience vërtet të pisët.

“Po kthehet në një privilegj për pak njerëz dhe kjo shkon kundër idesë së futbollit” – ishin fjalët e Julian Knight, drejtorit të Komitetit Dixhital të Dhomës së Komunave.

Klubet e lartpërmendura kanë buxhete me miliona euro dhe të mendosh që marrin nga 500 deri në 700 stërlina nga familjarët e fëmijëve, është një skandal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit