MENU
klinika

NBA

Skuadra e LeBron James fiton “All Star Game”

17.02.2020 - 11:57

Spektakli në NBA kulmoi me ndeshjen e “All Star Game”. Skuadra e LeBron James fitoi duelin e madh të yjeve të NBA-së zhvilluar në Chicago, duke mundur 157-155 skuadrën e Giannis Antetokounmpo.

Një ndeshje e veçantë, të cilën NBA ia dedikoi yllit të saj, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta 3 javë më parë pas një aksidenti ajror. Kawhi Leonard, që luajti me skuadrën fituese, u shpall MVP i kësaj ndeshje, duke realizuar 30 pikë.

Një sfidë, që ashtu si gjithnjë, ishte një spektakël në fushë, me basketbollistët më të mirë në botë që shkëlqyen në parket. Formati i ri i aplikuar nga organizatorët, ku perioda e katërt dhe e fundit nuk kishte kronometër, ishte mjaft argëtues.

Kjo e bëri të hapur ndeshjen, por skuadra e LeBron arriti të shkëlqejë në fundin e takimit, duke e merituar fitoren. Kapitenët, përkatësisht Giannis dhe James shënuan 25 dhe 23 pikë

LeBron Team – Giannis Team 157-155 (53-41, 30-51, 41-41, 33-22)