MENU
klinika

Detajet

Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me tri ministra

03.02.2020 - 09:03

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare, ku do të zhvillohen tri interpelanca me ministra. Siç thuhet në urdhrin e Kryetarit të Kuvendit interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës parlamentare me ministrin Blendi Klosi për dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Po ashtu në rend të ditës janë edhe disa çështje të tjera, ndërsa në orën 15:00 është parashikuar të mbahet një fjalim nga Presidenti i Parlamentit Europian.