MENU
klinika

Grabiti "gruan" e Pikasos

Spanja dënon pa mëshirë bankierin

05.02.2020 - 16:22

      Muaji janar, ka qenë jo pak i vështirë  për koleksionistin spanjoll, Jaime Botin. Bankieri u dënua me 18 muaj burgim, për kontrabandimin e veprës së Pikasos (Pablo Picasso), “Koka e gruas së re” (1906). Tashmë, për kontrabandistin priten të tjera masa të rrepta./Konica.al

Gjykata e Spanjës ka shtuar dënimin e tij me burg, ndërsa e ka shtuar vlerën e gjobës. Botini, të cilit më parë i është dashur të paguajë 52.4 milionë euro, tanimë duhet të paguajë shumën prej 91.7 milionë eurove, si dhe të burgoset për tri vjet.

Jaime Botini, që drejton bankën “Grupo Santander”, u akuzua për kontrabandim të pikturës së vlerësuar me 27.4 milionë dollarë, kjo katër vjet më parë. Më 2015, piktura, që nga ministria e Kulturës në Spanjë konsiderohet si thesar kombëtar dhe kurrsesi nuk duhet të dalë jashtë kufirit spanjoll, u zbulua në jahtin e Botinit, në Korsikë, Francë. Me gjithë deklarën nga ana e tij, se pikturën nuk do ta shiste, por do ta dërgonte për ta restauruar në Gjenevë,  Botini nuk i shpëtoi dënimit./Konica.al

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos

“Pikaso, lindja e një gjeniu”

Kina ekspozon piktorin në përmasa të mëdha