MENU
klinika

Serie A, Java 22

Spektakël, Napoli merr 3 pikë me vuajtje

03.02.2020 - 22:48

Plot 5 gola në Genova mes Sampdorias vendase dhe Napolit dhe në fund fitojnë miqtë 2-4.  Tri pikë me vlerë për të kaltrit, që tani shpesojnë një vend në Europë.

Ndeshja nisi shumë mirë për Napolin, teksa shënoi dy gola njëri pas tjetrit. Fillimisht Milik në 3’ kalon në avantazh miqtë, ndërsa në 16’ turku Elmas dyfishon shifrat.

Por në minutën e 26-të, Quagliarella surprizon me një goditje të bukur dhe ngushton shifrat në 1-2. I pafat Hysaj, pasi rrëshket në markimin e sulmuesit vendas.

Pjesa e dyta ka ritëm të lartë. Në 73’, Gabbiadini barazon shifrat dhe vendasit marrin zemër. Por Demme 10 minuta më pas shënon një gol spektakolar dhe në mbyllje Mertens nuk fal me golin e katërt.