MENU
klinika

Serie A, Java 23

Spektakël në derbi! Inter përmbys me “poker” dy gola

09.02.2020 - 22:43

Përmbysje spektakolare në derbin e Madoninës. Inter, nga humbja 0-2 në pjesën e parë, ka përmbysur 4-2 në pjesën e dytë dhe barazon Juventusin në krye të renditjes.

Që në fillim kishte spektakël, Milan godet shtyllën dhe kishte edhe një tjetër rast të artë, por edhe Inter kishte një mundësi të mirë. Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 40-të kur Rebic shënon me portën e boshatisur pas asistit me kokë të Ibrahimovic.

Por nuk do të mbaronte këtu pjesa e parë, pasi në 45’ Ibrahimovic shënon golin e dytë për Milanin. Një avantazh i dyfishtë dhe Milan shkon shumë i qetë në dhomat e zhveshjeve.

Por pjesa e dytë do të ishte e gjitha për Interin. Në minutën e 51-të Brozovic ngushton në 1-2. Ende pa kaluar 3 minuta, Vecino gjen golin e barazimit. De Vrij në 70’ ngre peshë tifozët zikaltër me golin e tretë.

Eriksen futet si zëvendësues dhe godet shtyllën me një goditje dënimi. Milan në fund pak e meritoi barazimin, pasi Inter shënoi edhe golin e katërt me Lukakun.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN