MENU
klinika

Serie A, Java 22

Strakosha mposht Berishën, ndalet Milan

02.02.2020 - 16:55

Seria A ka hyrë në një fazë interesante të garës. Milan është ndalur 1-1 nga Verona pas 5 fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Kupës. Lazio shkatërron 5-1 SPAL, ndërsa Atalanta ndalet 2-2 në shtëpi.

Milan u ndëshkua në minutën e 13-të nga Faraoni. Kumbulla ishte titullar për Verona-n. Calhanoglu në minutën e 29-të gjeti golin e barazimit dhe hapi ndeshjen.

Në pjesën e dytë miqtë mbesin me 10 lojtarë në minutën e 68-të pas daljes me të kuq të Amrabat. Por kuqezinjtë nuk arrijnë nuk arrijnë të gjejnë golin e fitores. Debuton Daniele Maldini, djali i Paolos.

Lazio ka shkatërruar 5-1 SPAL, me 4 gola që kanë ardhur në pjesën e parë. Dy herë Immobile dhe dy herë Caicedo kapitulluan portierin Etrit Berisha. 25 gola për Immobilen, si asnjë tjetër në Europë.

Në pjesën e dytë, bardhekaltrit shënuan edhe golin e pestë me anë të Adekanye, pikërisht në minutën e 58-të. Me këtë rezultat, Lazio, që nuk mposhtet prej 13 ndeshjesh, parakalon Inter në renditje provizore.

Atalanta nuk ka mundur të mposhtë Genoa-n në Bergamo, por një pikë bën që t’i marrë vendin e katërt Romës. Berat Gjimshiti luajti titullar për 90 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN