MENU
klinika

La Liga, Java 25

Surpriza Levante, Real Madrid humb kreun

22.02.2020 - 23:08

Real Madrid ka pësuar një humbje të hidhur ndaj Levantes në transfertë, me këtë të fundit që fiton 1-0. Me këtë disfatë Real Madrid lëshon vendin e parë, që tashmë zotërohet nga Barcelona.

Pjesa e parë foli totalisht për madrilenët që kishin mbajtjen e topit dhe tentuan të dilnin te goli. “Los Blancos” nuk arritën të depërtonin në bunkerin e ndërtuar nga vendasit. Hazard ishte jashtë formës, ndërsa Benzema nuk është një pikë referimi për ekipin.

Pjesa e dytë u mendua se do të sillte një Real tjetër. Kur u mendua se do të shënonte, erdhi goli i Levantes. Morales shkundi rrjetën në të 79′ me një goditje të fortë me të majtën.

Courtois nuk reagoi si duhet dhe nuk e kapi gjuajtjen e tij. Deri në fund, Reali nuk barazoi dhe ndeshja u mbyll në humbje 1-0. Momentalisht, djemtë e Zidane e shohin veten në vendin e dytë me 52 pikë, dy më pak se Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN