MENU
klinika

Pëson 4 gola në “Bernabeu”

Surpriza, Real Madrid eliminohet nga Kupa

06.02.2020 - 20:55

Pas tetë ndeshjeve radhazi me fitore në të gjitha kompeticionet, Real Madrid më në fund është thyer, por kjo i ka kushtuar eliminimin nga Kupa e Mbretit. Los Blancos u mposhtën në shtëpi 3-4 nga Sociedad.

Martin Odegaard ka ndëshkuar Realin në minutën e 21-të. Norvegjezi, i cili është i huazuar te Sociedad nga Madrid, shënoi pas një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke ndëshkuar portierin Areola.

Në pjesën e dytë, Sociedad ka shkatërruar Realin e Madridit brenda dy minutave, teksa ka shënuar dy supergola me anë të sulmuesit Isak, në minutën e 54-t dhe 56-të.

Real ka reaguar menjëherë pas dy golave të shpejtë. Marcelo ka shënuar në minutën e 59-të pas një pasimi të Brahim Diaz, duke rihapur takimin. Por Merino për miqtë shënon golin e katërt në 69’.

Madrilenët hyjnë sërish në lojë në minutën e 81-të me anë të Rodrygo. Madje Nacho shënon edhe golin e tretë në 93’, por nuk kishte më kohë dhe fiton Sociedad, që kalon në gjysmëfinale.