MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 17

Surprizon Dinamo, Korabi kthehet te fitorja

22.02.2020 - 16:22

Janë luajtur sot ndeshjet e grupit A në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 17-të. Surpriza e sotme ishte Dinamo, që shtangu Besëlidhjen, ndaj të cilëve fitoi me rezultatin 2-0.

Gjithçka u vendos brenda 45 minutave të para, ndërsa pjesa e dytë nuk solli asnjë gol për të dyja ekipet. Ndërkohë një hap fals është hedhur nga kryesuesit e Kastriotit, që janë ndalur në një barazim me rrjetat e paprekura në transfertën me Erzenin.

GRUPI A

Erzeni – Kastrioti 0-0

Dinamo – Besëlidhja 2-0

Hysaj 18’, Pontreli 43’

Burreli – Veleçiku 1-1

Hyskaj 62′(p) / Ujkaj 3’

Korabi – Egnatia 1-0

Xhabrahimi 80′

Por pavarësisht këtyre rezultateve kreu i renditjes vazhdon të mbetet i pandryshuar. Korabi u kthehet rezultateve positive në Peshkopi dhe merr vendin e tretë, ndërsa ngec Burreli në fushën e vet.