MENU
klinika

Pas vendosjes së taskës

Takimi i parë Kurti-Vuçiç

12.02.2020 - 09:36

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen në muajin mars në Berlin dhe Bruksel, kjo do të jetë takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës.

Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i LDK- së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel”, tha Haziri.

“Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tani po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhur që BE tëi bëjë dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Kjo nënkupton që pala kosovare nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, do të kenë një takim me palën serbe, presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kryeministren Ana Brnabic.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë