MENU
klinika

Filtrat e reja

Tani mund t’i gjeni më lehtë e-mailet!

21.02.2020 - 19:30

Google do ta bëjë më të lehtë të gjeni e-mail-in që po kërkoni dhe kjo e gjitha falë filtrave të Gmail. Këto filtra kërkimi të quajtur “Search Chips” reduktojnë rezultatet e kërkimit për ta bërë më të lehtë të gjeni e-mail-in që po kërkoni.

Ndërsa arritja e “Inbox Zero” është thuajse diçka e pamundur për të gjithë ne, në të vërtetë është diçka që mund të arrihet.

Ndoshta nga mungesa e dëshirës ose pamundësia, shumica postave të përdoruesve janë të përmbytura në e-mail-e. Problemi është se një postë plot me e-mail e bën të vështirë të gjeni atë që po kërkoni sidomos në Gmail.

Google dëshiron ta ndryshojë këtë realitet dhe në një postime në blogun e G Suite kompania prezantoi të ashtuquajturat çipet e kërkimit në Gmail. Ato janë filtra që shfaqen kur po kërkoni një e-mail në Gmail. Thjeshtë përzgjidhni filtrin që mendoni se ju ndihmon të gjeni atë që po kërkoni dhe numri i e-mail-eve reduktohet automatikisht.

Me këto çipe mund të përcaktoni që e-mail-i të ketë bashkëngjitje, apo llojin e saj apo kur është dërguar. Mund të përjashtoni ftesat kalendarike dhe bisedat për të reduktuar rezultatet e kërkimit. Në fakt në Gmail kanë ekzistuar më parë këto filtra por përdoruesit duhej ti shtonin në formë komandash si “has:attachment” apo “from:adresën e e-mailit”. Çipet e kërkimit – Search Chips – do të jenë të disponueshme fillimisht në G Suite përpara se të vinë tek të gjithë përdoruesit.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit