MENU
klinika

Jemi në BERLINALE 2020!

Tapeti i kuq merr ngjyrime politike

20.02.2020 - 16:43

       Festivali i parë i madh i kinemasë, për këtë vit në Evropë, shtron mbëmjen e sotme tapetin e kuq, për yjet si: Sigourney Weaver, Javier Bardem dhe… Hillary Clinton. Ky është edicioni i 70-të i Berlinales, pa harruar as nuancat politike.

Aktorja e famshme e “Alien” do të çelë festivalin, krah Margaret Qualley, e pranishme në ”Once upon a time in Hollywood”, të Quentin Tarantino. Të dy do të prezantojnë ”My Salinger year” të kanadezit Philippe Falardeau (jashtë konkurrimit), për ambiciet letrare të një gruaje të re që punon pranë një agjenci të famshëm. Gjatë 11 ditëve të festivalit, janë projektuatr rreth 340 filma nga e gjithë bota, prej të cilëve, 18 konkurrojnë për ”Ariun e artë”, që do të jepet më 29 shkurt nga një juri me në krye aktorin britanik, Jeremy Irons.

Krah tij qëndrojnë gjithashtu edhe aktorët Bérénice Bejo (“The Artist”) dhe Luca Marinelli (“Martin Eden”) si edhe regjizorët Kenneth Lonergan (“Manchester by the sea”) dhe Kleber Mendonça Filho (i shpërblyer me çmimin “Bacurau” në Kanë në 2019-n).

Vitin e kaluar, juria e kryesuar nga Juliette Binoche, kurorëzoi filmin “Synonymes” të Navad Lapid, për identitetin izraelit. Më shumë se një përvjetor, ky edicion i 70-të hap një kapitull të ri për Berlinalen, pas 18 vitesh nën drejtimin e gjermanit, Dieter Kosslick, ai i la vendin një dysheje më të re, italianit Carlo Chatrian, ish drejtor i festivalit të filmit të Lorkanos, dhe regjisores holandeze Mariette Rissenbeek.

Objektiv i këtij festivali është larmia

Ambicia e tyre është ”t’i hapin vend larmishmërisë” duke propozuar kështu shumë filma të realizuar nga gra, vepra nga e gjithë bota, subjekte politike si edhe debate. Mes 18 filmave në konkurrim, 6 drejtohen ose bashkëdrejtohen nga regjisore.

 

”Gjashtë filma nuk janë shumë, megjithatë mbetet një shifër e kënaqshme”, – vlerëson Carlo Chatrian, duke prezantuar përzgjedhjen e tij në fund të janarit. Paraardhësi i tij, kishte nënshkruar vitin e kaluar një dokument në favor të barazisë mes burrave dhe grave, ashtu si festivale të tjera të mëdha.

Mes autorëe kryesorë dhe zbulimeve, përzgjedhja e 2020-ës në Berlinale, i hapur si për publikun edhe për gazetarët, propozon të zbulojë opusin e fundit të amerikanes Kelly Reichardt, (“First Cow”), “There is no evil” të iranianit Mohammed Rasoulof, i ndaluar të dalë nga territori, një film brazilian për skllavërinë (“Todos os mortos”), apo edhe komedia e fundit e dyshes franceze Kerven-Delépine, që përballet me gjigantët e internetit dhe zakonet dixhitale.

Vlerësime Helen Mirrenit

Krah yjeve, lista e të ftuarve është e gjatë: prania e Javier Bardem, Elle Fanning dhe Salma Hayek, në posterin e “The Roads not taken” (në konkurrim), duhet të gëzojë fotografët, ashtu si dhe prania e aktorit Johnny Depp, që mishëron në ekran fotografin William Eugene Smith në “Minamata” (jashtë garës).

Cate Blanchett do të prezantojë serinë australiane ”Stateless”, në seksionin dedikuar këtij formati dhe Helen Mirren, e kurorëzuar me “Oscar” në 2007-ën, për ”The Queen”, do të marrë ”Ariun” -në nder të karrierës së saj të gjatë. Pavarësisht një dimensioni magjepsës, festivalit nuk do t’i mungojnë ngjyrat politike, me një programacion të ngjashëm.

Hillary Clinton, pritet për të projektuar një dokumentar kushtuar po asaj, regjisori ukrainas Oleg Sentsov, i burgosur pesë vjet, duhet të prezantojë filmin e tij të dytë ”Numbers”, frymëzuar nga vitet e kaluara në burg. Për ta mbyllur, ”Ariu i argjendtë” i këtij viti do të zëvendësojë çmimin “Alfred-Bauer”, emri i ish-drejtorit të Berlianles, pasi kohët e fundit u zbulua e shkuara e tij naziste.

Ndër të tjera, festivali njoftoi se do hapë një hetim mbi këtë çështje, pranë Institutit Bashkohor në Mynih.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poezia, teatri dhe... gratë e Brehtit

Doku-dramë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit