MENU
klinika

Veseli thirrje qeverisë së re të Kosovës

“Të mos hiqet taksa 100 përqind ndaj mallrave serbe”

06.02.2020 - 16:56

Kryetari i PDK Kadri Veseli me anë të një statusi në Facebook shkruan se qeveria e re në Kosovë me kryeministër Albin Kurtin duhet të mos heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Veseli nënvizon se kreu aktual i qeverisë “po nxiton për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të kënaqur orekset e Listës Serbe”.

Postimi i Kadri Veselit:

kolana e librave


Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kerkësat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës.

Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas takimit me ambasadorin gjerman

Vjosa Osmani: Do ta heqim taksën me një kusht


Pas vendimit që i hap rrugë qeverisë së re

BE: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Protesta dhe përpjekje për qeverinë pa Kurtin

Analiza/ Kosova drejt një stuhie politike

Skandali i Gjykatës Kushtetuese

Kosovë s’ka më, ka veç banda!

"Të caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re!"

Haradinaj: Palët të respektojnë gjykimin e Kushtetueses