Në një kohë kur sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti nisi procedurat për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka deklaroi kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’
Manxhuka shprehet se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë forcimin e ligjit.
“Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë”, -shkruan Kurti. “Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se “respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s”. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti.
Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Qeveria Kurti do të jetë e para që do të përparojë marrëdhënien me SHBA e NATO në të mirë të gjithë Kosovës, e jo thjesht në të mirë të pak njerëzve hipokritë. Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë.”, shkruan Manxhuka.