MENU
klinika

Çfarë i kërkon Pompeo-s?

Thaçi reagon ndaj Kurtit, ka një këshillë për të

27.02.2020 - 08:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pasi ky e akuzoi gjatë ditës se sa kishte qenë kryeministër, kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me NATO. Ndonëse nuk ia ka përmendur atij emrin, Thaçi i ka çuar një këshillë Kurtit nga Uashingtoni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Departamentin e Shtetit, se politika kosovare, partitë politike dhe qeveria duhet të orientohen dhe të marrin vendimet që i përkasin kultivimit të partneritetit strategjik me SHBA. Duke komentuar për Zërin e Amerikës menjëherë pas takimit, ai tha se “është qëndrim i qartë i SHBA që Kosova ka nevojë të prodhojë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për zhvillimet në Kosovë, për zhvillimin e saj ekonomik.”

“Nuk është i këshillueshëm konfrontimi me dikë për të lënduar raportet strategjike me SHBA, NATO dhe Bashkimin Evropian. Por para së gjithash ne jemi të bekuar me këtë interesim të ri dhe konkret të SHBA për Kosovën,” tha Presidenti i Kosovës. Zoti Thaçi tha se i kërkoi Sekretarit Pompeo që roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ai tha se kishte marrë zotimin e tij e në të njëjtën kohë kishte shfaqur edhe zotimin e Kosovës “që të jemi sa më shpejtë pjesë e Natos, sepse kemi një ushtri profesionale dhe multietnike.”

Zoti Thaçi komentoi edhe për kritikat e kryeministrit Albin Kurti për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës nga zoti Thaçi kur ishte kryeministër lidhur me marrëdhnëniet e FSK-së me NATO-n, Presidenti i Kosovës tha: “Kosova është e bekuar që ka Naton në Kosovë dhe ky partneritet vetëm sa do të avancohet derisa të jetë Kosova pjesë e Natos. Shqetësim për Kosovën është paranoja për Naton dhe jo prezenca e Natos.” Presidenti Thaçi u prit gjithashtu me ceremoni në Departamentin e Mbrojtjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë i ndalon FSK-së ky pakt?

Kurti nxjerr marrëveshjen sekrete të Thaçit

Pompeo: Hap jetik për të rifilluar bisedimet

“Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe”


“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë