MENU
klinika

"Gjithmonë pranë familjes Tola..."

“Thellësisht i tronditur”/ Meta reagon për tragjedinë e Bulqizës

14.02.2020 - 16:59

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tragjedinë e ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijë humbën jetën për shkak të asfiksimit, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti shpreh dhimbjen për këtë tragjedi duke u treguar i gatshëm për mbështetje ndaj familjes, ndërsa i uron shërim të shpejtë vajzës së mitur, që po lufton me jetën.
Kujtojmë se mëngjesin e ditës së sotme në Ostren të Bulqizës u gjetën nga halla, nëna dhe fëmijët e pajetë. E mitura 14-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin rajonl ku po lufton me jetën. Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë rrjedhja e gazit në banesë./ Konica.al
Postimi i Presidentit Ilir Meta:

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.