MENU
klinika

322 të infektuar

Thellohet bilanci/ Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

25.02.2020 - 18:41

Ka shkruar në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Emergjencave Civile, Angelo Borrelli. Ai nuk ka dhënë moshën e të vdekurve por ka deklaruar se janë mbi 80 vjeç.

Ndërkohë edhe numri i të prekurve është rritur në 322 duke përfshirë dhe dy raste të reja në Sicili, në jug të Italisë.

240 të prekur nga koronavirusi janë në provincën e Lombardisë, ku dhe nisi përhapja e virusit. 43 persona të prekur në Veneto, në Emilia Romagna 26 të prekur, 3 në Piemonte, 3 në Lazio dhe 3 në Sicili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN