MENU
klinika

Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Thyhen kampionët, super Haaland sfumon Neymar

18.02.2020 - 22:52

Champions League ka ristartuar me spektakël në fazën e 1/8 finale. Në ndeshjet e para janë regjistruar rezultate surprizë. Atletico Madrid mposht 1-0 kampionët e Liverpool, ndërsa Dortmund fiton 2-1 ndaj PSG.

Atletico në shtëpi ka luajtur mirë në pjesën e parë, teksa ka shënuar që në fillim të takimit me Saul. Një gol që ka rezultuar vendimtar për fatet e takimit, pavarësisht rasteve të tjera.

Në të dytën Liverpool dominoi ndeshjen, por ndërkohë Atletico mund ta kishte ndëshkuar në kundërsulm. Kampionët në fuqi ndoshta nuk e merituan humbjen, por Atletico nuk vodhi asgjë.

Në ndeshjen tjetër, pjesa e parë përfundoi pa gola. Për të ardhur në 69’, kur Haaland nuk fal nga afër. Megjithatë, pas 6 minutash Neymar realizon me portën bosh pas pasimit magjik të Mbappe.

Gjithsesi, Dortmund nuk dorëzohet dhe është sërish Haaland që realizon. Një supergol i norvegjezit në 78’, që i jep fitoren ekipit të tij. 10 gola për Haaland në Champions, duke llogaritur edhe ato me Salzburg. Po 10 gola me Dortmund në 6 ndeshje në total.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN