MENU
klinika

Atmosferë bardheblu

Tirana fiton derbin e vogël, merr Kupën

26.02.2020 - 16:08

Dy ditë para derbit Tirana-Partizani, ditën e sotme është vendosur fituesi i Kupës së Shqipërisë për grupmoshën e U-17. Në finale kishin mbërritur pikërisht Tirana dhe Partizani. Tirana ka rezultuar një kundërshtar shumë i fortë për Partizanin, me bardheblutë, që kanë triumfuar me rezultatin 4-0.

Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli kishte individë mjaft të talentuar dhe arriti të dominonte gjithë ndeshjen. Njeriu i sfidës ishte Meçuli, i cili e dërgoi dy herë topin në rrjetë dhe i dha dorën më të madhe skuadrës së tij për të fituar Kupën e Shqipërisë.

Një gafë e portierit të Partizanit, i dha mundësinë Tiranës të trefishojë shifrat me Birçaj, i cili nuk mjaftohet me kaq, por shënon një tjetër gol dhe vulos pokerin për skuadrën e tij.

I vetmi lojtar që mund të veçohet te Partizani në këtë ndeshje është sulmuesi Dezhgiu, i cili ishte mjaft i rrezikshëm, edhe pse shokët e tij shpesh e linin të veçuar mes mbrojtësve kundërshtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Intervista me Ylli Shehun

“Babai me Dinamon, unë zgjodha Partizanin”