MENU
klinika

Nën akuzë presidenti i PSG-së

Tjetër skandal korrupsioni brenda FIFA-s

20.02.2020 - 13:35

Nuk ka qetësi në FIFA. Tani akuzohet edhe presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi. Autoritetet zvicerane e akuzojnë miliarderin për “dhënien e favoreve të panevojshme” ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Presidenti i PSG akuzohet për “keqmenaxhim dhe korrupsion”, ndërsa ish-sekretari për korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentash. Hetimet e kryera nga autoritetet zvicerane zbuluan se ish-sekretari i FIFA-s kishte marrë përtime të padrejta nga Al-Khelaifi dhe një i akuzuar i tretë, një biznesmen në fushën e ligjit të sportit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.

Për më tepër, ndërmjet viteve 2013 dhe 2015, Valcke ka ushtruar ndikimin e tij për të paracaktuar të drejtat e transmetimit televiziv të kompeticioneve të ndryshme të futbollit dhe Kupës së Konfederatave.

Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për “BeIN Sports”, pronar i të cilit është, nëpërmjet korrupsionit. Dhënia e një vile në Sardengna të Italisë për ish-sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, është pika fillestare nga nis akuza e prokurorit publik të Zvicrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN