MENU
klinika

Pasojat e Koronavirusit

“Tkurret” Maratona e Tokyos, Olimpiada në rrezik

18.02.2020 - 14:56

Ndryshe nga vitet e tjera, Maratona e Tokyos do të ketë numër të kufizuar vrapuesish dhe jo nga të gjitha vendet e botës. Organizatorët kanë bërë me dije se në eventin e 1 marsit do të ketë një limit të pjesëmarrësve.

Kjo, për shkak të Koronavirusit, duke detyruar organizatorët të marrin një vendim të papritur. Në maratonë do të garojnë vetëm atletët e elitës në distancat e gjata dhe jo ata amatorë.

Maratona e Tokyos është një nga 6 maratonat më të mëdha në botë, pjesë e “World Marathon Majors Series”, bashkë me maratonën e Londrës, Berlin, Chicago, New York dhe Boston. Në këtë maratonë pritet të marrin pjesë 38 mijë vetë, por ky numër mund të jetë shumë më i vogël.

Gjithsesi, kjo masë e ka krijuar pakënaqësi, pasi janë të shumtë pjesëmarrësit që kanë prerë prej kohësh biletat. Ndërkohë, ky vendim mund të ketë pasoja në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që nisin pas 5 muajsh në kryeqytetin japonez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1