MENU
klinika

Në mesfushë, Shaqiri

Top-formacioni i futbollistëve të stolit

25.02.2020 - 20:19

Për të formuar një ekip solid dhe fitues duhet të bësh shpenzime. Strategji që Real Madrid e përdor thuajse në çdo periudhë merkatoje fakt që e ka shndërruar në ekipin që shpenzon më shumë në glob.

Por jo të gjitha blerjet i kanë rezultuar të goditura. “Transfermarkt” ka bërë një studim në të cilin ekspozon njëmbëdhjetë lojtarët që luajnë më pak në krahasim me vlerën e tregut dhe kartoni i 3 prej tyre zotërohet nga Real Madrid.

Luka Jovic, Eder Militao dhe Odriozola bëjnë pjesë në formacionin që kap një vlerë tregu prej 273 milionë euro. Në këtë rreshtim nuk mungojnë as futbollistë të Barcelonës.

Portieri zëvendësues Neto zë vendi në kuadratin e portës. Së bashku me Militao e Odriozola, pjesë e mbrojtjes së të dështuarve janë Schulz i Borussia Dortmund e Rugani i Juventusit.

Në këtë formacion të veçantë nuk mund të mungonin futbollistët shqiptar. Mesfushori me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Zvicrën, Xherdan Shaqiri, gjen si rrallë herë këtë sezon një fanellë titullari, edhe pse ky në aspekt negativ.

Së bashku me Shaqirin, mesfusha përbëhet nga Nakajima i Portos, Wanyama i Tottenham dhe Foden i Manchester City. Sulmi ndërtohet nga Luka Jovic i Real Madrid dhe Batshuai i Chelsea. Belgu ka shënuar vetëm një gol deri më tani, shumë pak për t’u “zhdukur” nga stoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Top formacioni i teknikëve sipas roleve

Dikur futbollistë yje, sot shkëlqejnë si trajnerë