MENU
klinika

Emrat

Trageti në Vlorë/ Pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

24.02.2020 - 14:12

Gjashtë të arrestuarit për ngarkesën me lëndë të rrezikshme në tragetin e mbërritur nga Brindizi që u bllokua në portin e Vlorës kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Mbi të gjashtë rëndon e njëjta akuzë ajo e parashikuar në nenin 171 të kondit të procedurës penale: Krime në fushën e doganave, kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) si dhe neni 25, veprës penale të kryer në bashkepunim.

Importimi, eksportimi ose tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Akuza e përfaqësuar nga Arjan Xhaferri, ka kërkuar “arrest me burg” për të gjashte të akuzuarit. Ndërsa gjyqtarja Arbana Selmanaj është tërhequr për marrjen e vendimit.

kolana e librave

Të arrestuarit janë:
-Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit, banues në Vlorë;
-Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit, banues në Vlorë;
-Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, banues në Vlorë;
-Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit, banues në Vlorë;
-Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1, banuese në Vlorë;
-Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”, banues në Vlorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN