MENU
klinika

La Liga, Java 23

Tre asiste të Messit, Barcelona përmbys me 3 gola

09.02.2020 - 22:59

Lionel Messi nuk shënon vetë, por shërben për të tjerët dhe Barcelona merr një fitore të vuajtur 3-2 në transfertë ndaj Betis. Argjentinasi ishte protagonist me 3 asiste.

Vendasit e nisën mirë, pasi shënuan në minutën e 6-të, por Lenglet tri minuta më vonë barazon shifrat, pas pasimit magjik të Messit. Fekir në 26’ kalon sërish në avantazh vendasit.

Në sekondat e shtesës së pjesës së parë, Messi shërben për Busquets dhe ai nuk fal. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2, duke lënë të hapur pjesën e dytë.

Në 72’, është sërish Messi me një pas të artë për Lenglet, duke shënuar golin e tretë. Autori i dy golave më pas ndëshkohet me karton të kuq, kur edhe një vendas kishte marrë një të tillë. Mbyllet 2-3, Barcelona mbetet 3 pikë pas Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN