MENU
klinika

Mund të ketë një rikthim

Tre trajnerë kandidatë për të drejtuar Milanin

12.02.2020 - 12:54

Humbja në derbi ka rrezikuar menjëherë pozitat e trajnerit të Milanit, Stèfano Pioli. Mos sigurimi i një vendi në Europë për sezonin e ardhshëm bën që drejtuesit kuqezinj të mendojnë për një teknik tjetër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori i përgjithshëm Ivan Gazidis, ka muaj që investohet për Ralf Rangnick, ish-trajnerin e Leipzig. Nga ana tjetër, Boban dhe Maldini kanë vendosur një emër në krye të listës së dëshirave të tyre: Massimilliano Allegri-n.

Ai tashmë ka refuzuar disa herë, për arsye familjare dhe dëshirës për të drejtuar jashtë Italisë, megjithëse jo të gjithë e dinë se destinacioni i vetëm i mundshëm, deri më tani është PSG. Pra, përparësia e tij nuk do të ishte stërvitja jashtë Italie, por më shumë projekti.

Ndërsa nga Spanja vijnë raportime të tjera. Sipas Mundo Deportivo, Marcelino García Toral do të jetë trajneri i ri i Milanit për sezonin 2020-2021. Ish-trajneri i Villarreal dhe Valencias u kontaktua një muaj e gjysmë më parë nga Paolo Maldini.

Vendimi për të “vënë bast” mbi Marcelinon u mor edhe nga Zvonimir Boban. Trajneri spanjoll ka marrë disa oferta javët e fundit, por i ka refuzuar të gjitha për të respektuar marrëveshjen që thuhet se e ka gjetur tashmë me Milani-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotot me humor në rrjetet sociale

Inter mposhti Milanin, nuk kanë fund memet