MENU
klinika

Serie A, Java 26

Tri fitore radhazi, tani Napoli ëndërron…

29.02.2020 - 23:00

Napoli është rikthyer në rrugën e sukseseve. Pas barazimit 1-1 me Barcelonën në Champions League, të kaltrit fituan sonte në shtëpi 2-1 ndaj Torinos. Një rezultat që bën tifozët napolitanë të ëndërrojnë për zonën Champions.

Napoli shënoi nga një gol për çdo pjesë loje. Ishte Manolas në fillim që gjeti rrjetën në minutën e 19′. Ai dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një pasimi të Insignes. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për ekipin vendas.

Goli i dytë u shënua nga Di Lorenzo në minutën e 82′. Ai mori një pasim brilant nga Mertens dhe nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. “Demat” ngushtuan diferencën me Ederan në të 90’+1′, por goli i tij mbetet vetëm për statistikë.

Napoli ndodhet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Torino në të 15 me 27 pikë. Elseid Hysaj u rikthye titullar për Napolin, duke lënë pas dëmtimin dhe tashmë pret të luajë në ndeshjen e kthimit të Barcelonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN