MENU
klinika

Pas barazimit me Teutën

Tri ndeshje pa fitore, Kukësi shkarkon Duron

29.02.2020 - 21:06

Pas tri ndeshjeve pa fitore, me dy barazime dhe një humbje, Kukësi ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Shpëtim Duro. Barazimi ndaj Teutës nuk është pritur aspak mirë në kampin e Kukësit.

Klubi verilindor ka dalë me komunikatë zyrtare ku shpjegon dhe arsyen e pushimit nga puna të numrit një të stolit. Ishte dhënë një ultimatum për 3 fitore radhazi, por ai gol i Kallakut për Teutën në 94’ ka “fikur” gjithcka.

NJOFTIMI I KUKËSIT

“Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 24

Dramatike në Durrës, Teuta ndal Kukësin