MENU
klinika

Dy tenistët

Trump fton Nadal për darkë, Djokovic sfidon të ftohtin

21.02.2020 - 17:59

Tenisti spanjoll Rafafel Nadal ka një tifoz special, presidentin e Amerikës, Donald Trump, i cili në një darkë zyrtare që do të organizojë më 21 prill në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Spanjës, ka ftuar numrin dy në botë.

Problem është periudha kur zhvillohet kjo darkë, 21 prill, pak ditë pas përfundimit të turneut Masters të Montecarlo dhe në javën që zhvillohet turneu i Barcelonës, të cilin Nadal e ka fituar 11 herë.

Ndërkohë, zhytja në ujërat e ftohtë ka qenë sfida e radhës për numrin 1 të tenisit botëror, Novak Djokovic. Së bashku me mikun e tij, Kostantine, sportisti serb zgjodhi ujërat e përroit të Tyrolit të Jugut për t’u zhytur dhe për të qëndruar aty 1 minutë dhe 45 sekonda.

Djokovic ka përdorur hashtagun #NoleChallenge, ku ka ftuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij që ta provojnë, pasi do të ndihen të mrekulluar me vetitë e marra.