MENU
klinika

Një tjetër detaj rrit dyshimet

Tuna dhe Patrisi të ndarë! Si e kaluan 14-Shkurtin?

15.02.2020 - 16:13

Në morinë e të gjitha spekulimeve për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen tonë.

Çifti nuk ka bërë asnjë postim ose urim publik për Shën Valentin. Tuna ka qenë aktive në Instagram ku ka publikuar disa këngë të kolegëve të saj Mozzik dhe Dafina Zeqiri për t’i mbështetur.

Ndërkohë që Patrisi ka treguar se e ka kaluar Shën Valentinin me të birin, Tian, me të cilin ka publikuar një video të ëmbël. Thashethemet për ndarje nisën që shtatorin e kaluar kur këngëtarja shkoi për pushime pa Patrisin dhe pa të birin Tian.

Por jo vetëm kaq, pak javë më parë u vu re se Tuna ka hequr nga Instagram-i mbiemrin Patrisit dhe ka vetëm emrin e saj. Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Tuna shkoi sërish me pushime me djalin në janar, ndërsa Patrisi nuk ishte me ta.

Pas gjithë këtyre theshethemeve dhe dyshimeve të përhapura në media, dyshja nuk ka bërë asgjë për të thënë se “po” janë bashkë. Megjithatë këto lajme mbeten në kuadër të aludimeve, derisa ata të tregojnë se çfarë po ndodh me marrëdhënien e tyre.

Por sot ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram dhe daljet e tyre të përbashkëta në publik janë të rralla për të mos thënë që s’ka të tillë.