Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha sot se turizmi shqiptar po përfaqësohet denjësisht në Milano.
“Në kuadër të projektit TREC “Shqipëria udhëto në mënyrën tënde” Menaxhimi multiaktor i integruar i turizmit rural dhe kulturor në qarqet Gjirokastër dhe Berat financuar nga AICS me partner AKT, u përfaqësuam në stendën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “BIT Milano 2020” me qëllimin promovimin e katër territoreve Berat, Skrapar, Përmet dhe Gjirokastër”, u shpreh Klosi.
Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “BIT Milano 2020”.
Edhe një vit më parë Shqipërisë u prezantua në panairin ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019.