MENU
klinika

Koronavirusi, në dyshim Champions League

UEFA mblidhet urgjentisht për ndeshjet në Itali

23.02.2020 - 12:37

Pas anulimit të 4 ndeshjeve të Serie A, UEFA është mbeldhur urgjentisht për të diskutuar për ndeshjet që organizon vetë, si Champions dhe Europa League, kryesisht për ato që do të luhen në Itali.

Të martën luhet Napoli-Barcelona për 1/8 e Champions, ku shumë tifozë katalanas kanë udhëtuar që sot drejt Napolit. Ky qytet nuk është i prekur, por në vazhdën e masave parandaluese, kjo ndeshje mund të luhet pa tifozë.

Tifozët e Barcelonës do të kontrollohen në zbritje dhe cdokujt do t’i matet temperatura dhe nëse ka ndonjë rast, do të shtrohet menjëherë në spital, gjithnjë nëse UEFA vendos që sfida të luhet me tifozë.

Problem përbën edhe ndeshja e Europa League mes Interit dhe bullgarëve të Ludogorets. Sfida do të luhet në Milano, një qytet që tashmë ka raste të koronavirusit. Opsioni i parë është zhvendosja në një qytet tjetër të Italisë dhe pa praninë e tifozëve. Shtyrja është opsioni më pak i mundshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN