MENU
klinika

Premier League, Java 26

United mposht Chelsean për vete dhe…Mourinhon

17.02.2020 - 22:56

Manchester United ka fituar ndeshjen vendimtare në Londër kundër Chelsean 2-0 dhe tashmë ka të gjithë të drejtën të synojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Një ndeshje e fortë, me shumë raste. Martial shënon në fundin e pjesës së parë. E dyta nis me gol për vendasit, por anulohet nga VAR. Spektakli vijon me shumë raste në të dyja portat.

Por kur pritej barazimi i Chelsea-s, Maguire shënon golin e dytë për miqtë në 66’. United fillon e mbrohet fort dhe pak sheh para, ndërsa Chelsea nuk arrin të shënojë për të hyrë në lojë. Gëzon edhe Mourinho në fund, pasi Tottenham tani ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN