MENU
klinika

Premier League, Java 27

United tregon forcën, Champions më afër

23.02.2020 - 17:06

Manchester United ka marrë një fitore shumë me vlerë në shtëpi në luftën për të siguruar një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” ka fituar 3-0 Watford dhe tashmë janë vetëm 3 pikë larg Chelseas së vendit të katërt.

Takimi i zhvilluar në Old Trafford është zhbllokuar në minutën e 42-të të pjesës së parë, kur Bruno Fernandes ka realizuar me penallti golin e tij të parë për United. Portugezi ka shënuar të gjitha 13 penalltitë e fundit që ka gjuajtur në kampionatet ku ka luajtur.

Në minutën e 58-të ka ardhur goli i dytë për vendasit, me Martial ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të mrekullueshme. 15 minuta para fundit, Greenëood ka ksuar shifrat në 3-0 me një gjuajtje të bukur nga brenda zonës së rreptësisë.

Fitore 3-0 edhe për Wolves kundër Norëich në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orën 15:00. Protagonisti i sdës ka qenë Diego Jota, autor i dy golave në minutat 19 dhe 30-të. Goli i tretë për vendasit është realizuar nga Jimenez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN