MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Uzuni nuk ndalet së shënuari në Kroaci

21.02.2020 - 20:19

Një javë më parë shënonte dy gola, ndërsa sot sërish është protagonist me golin e tij. Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij dhe vazhdon që të konfirmojë se është në superformë.

Lokomotiv Zagreb fitoi 2-0 në transfertë ndaj Varazdin. Ky takim është zhbllokuar që në minutën e 7-të me gol të Uzunit. Ndërsa më pas Karacic dyfishon dhe i jep fitoren ekipit të Lokomotiv.

Me këtë gol, Uzuni shkon në kuotën e 6 golave sezon dhe konfirmon formën e mirë që po kalon në kampionatin kroat dhe është lider në ofensivën e skuadrës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënoi dy herë në 3 minuta

Dygolësh i Uzunit, sulmuesi kuqezi vendimtar