MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Vajza ime 11 vjeçare ka probleme me skoliozën….

01.02.2020 - 12:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje. Vajza ime 11 vjeçare ka probleme me skoliozën, ndërsa ne jetojmë jashtë vendit. Mjekët i kanë sugjeruar operimin, për të cilin thuhet se është i vështirë (duhet vendosur edhe metal). Ajo e ka kurrizin në formë të shkrojnës (S). Pas operimit në 12 unaza, pritet që lëvizjet e shpinës do të jenë të kufizuara.
Vajza po ritet, nuk ka dhimbje, është inteligjente shumë, shkon në
shkollë, nuk ka pengesa në gjimnastikë.
Ju faleminderi!

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Nëse Skolioza është e theksuar dhe me siguri po progreson, duhet operuar. Mjekët janë shumë të sigurt, përndryshe nuk do të sugjeronin operimin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.