MENU
klinika

Bulqizë/ Çfarë tha e mbijetuara

Vdekja e nënës dhe fëmijëve, detaje të reja

16.02.2020 - 15:04

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë në banesë, ndërsa mundi të shpëtonte vetëm vajza e vogël. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke u zbardhur e premtja. Ndonëse u përfol se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, duket se ky version është hedhur poshtë. Detaje të reja kanë dal nga ngjarja në fjalë.

Sipas informacioneve, në njërën nga dhomat e familjes Tolaj, përveç një pjate me supë që ishte në tavolinë, e cila është çuar në laborator, është gjetur dhe një shishe rreth 50 gramshe, e mbështjellë me letër. Kjo shishe, përmbajtja e të cilës nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, mbante një aromë të keqe.

Thuhet se ky pesticid përdorej për patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, nderkohe qe ajo eshte cuar ne laborator. Ndërkohë, ditën e djeshme, grupi hetimor i çështjes ka udhëtuar nga Dibra për në Tiranë, për të marrë në pyetje të vetmen të mbijetuar, Merita Tolajn, 16 vjeçe, e cila tashmë doli nga rreziku për jetën dhe ndodhet tek spitali i Traumës.

Merita ka folur në dialekt maqedonas, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmisë së saj, pasi grupi hetimor nuk kishte përkthyes me vete. Merita është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen, se çfarë ngjau mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj.

Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm në banesë, pasi bashkëshorti i saj kishte emigruar për punë në Greqi, ndërkohë që kishin dhe një vajzë të martuar.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese